Foto:VCG

Foto:VCG

Të dielën në mbrëmje përfundoi Paralimpiada Dimërore 2022 me një ceremoni mbylljeje në Stadiumin Kombëtar në Pekin.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm presidenti i Kinës Xi Jinping.

Gati 600 sportistë nga 46 delegacione morën pjesë gjatë nëntë ditëve në 78 gara të gjashtë sporteve. Paralimpida u zhvillua në tre zona konkurrimi: Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Sportistëve (u them që), në periudhën më të vështirë, paraqitja juaj shkëlqeu,” u shpreh presidenti i Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar Andrew Parsons në ceremoninë e mbylljes, duke theksuar se “më shumë se vazhdimi i historisë, ju keni krijuar histori. Si pishtarë të të shpresës dhe kampionë të paqes, veprat tuaja kanë folur më shumë se fjalët.”

Në fund të ceremonisë, Parsons e deklaroi të mbyllur Paralimpiadën Dimërore 2022 para se të fikej zjarri paralimpik. Kjo shënoi mbylljen e “Pekin 2022”, por nuk ishte një lamtumirë. Përkundrazi, Paralimpiada e vitit 2022 do të vazhdojë të frymëzojë dhe inkurajojë sportistët e mbarë botës të besojnë në mundësitë e tyre, të veprojnë me vullnet të fortë dhe të marrin pjesë në Lëvizjen Paralimpike në katër vjetët e ardhshëm, para se të mblidhen në Milano dhe Cortina d'Ampezzo të Italisë në 2026. (Jiang Lei)