Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të dielën një mesazh urimi mbretëreshës britanike Elizabeth II në 70-vjetorin e ngjitjes së saj në fron.

Në mesazh, Xi tha se mbretëresha Elizabeth II për një kohë të gjatë është kujdesur dhe ka dhënë mbështetje për miqësinë britaniko-kineze dhe është dëshmitare e promovuese e zhvillimit të lidhjeve dypalëshe.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadori ndërmjet Kinës e Britanisë, Xi shprehu shpresën që të dyja palët do të shfrytëzojnë këtë mundësi për të thelluar miqësinë e besimin e ndërsjellë, për të zgjeruar shkëmbimet e bashkëpunimin dhe për të punuar së bashku për të nxitur solidaritetin ndërkombëtar.

Një gjë e tillë, shtoi ai, do të sjellë përfitime për të dy vendet e popujt dhe do të japë kontribut të mëtejshëm për ta ndihmuar komunitetin ndërkombëtar që të trajtojë së bashku sfidat globale dhe të promovojë paqen, stabilitetin, lulëzimin dhe zhvillimin botëror.(Artan/Fani)