Më 4 shkurt do të hapet në Pekin Olimpiada Dimërore 2022. Ndryshimi më i madh i Olimpiadës Dimërore të Pekinit në krahasim me Olimpiadat Dimërore të kaluara është se ajo do të jetë një “Olimpiadë e gjelbër”. Të gjitha stadiumet do të përdorin 100% energji elektrike të gjelbër. Parashikohet se do të përdoren 400 milionë kilovat orë energji, duke pakësuar djegien e 128 mijë tonëve qymyrgur dhe lëshimin e 320 mijë tonëve dioksid karboni. Për shembull, në zonën e konkurrimit në Yanqing, e gjithë dëbora e bërë në mënyrë artificiale dhe uji për jetesë do të përdoren në mënyrë të riciklueshme. (Fani)