"Olimpiada Dimërore e Pekinit do të jetë një takim sportiv i sigurt," tha kryeeksperti i grupit mjekësor të Olimpiadës Dimërore të Pekinit Brian McCloskey. Sipas tij, sistemi antiepidemik i Olimpiadës Dimërore të Pekinit funksionon mbarë dhe "mund ta besojmë plotësisht."

Tani pandemia e COVID-19 vazhdon të përhapet në mbarë globin. Si takimi i parë i madh sportiv global pas shpërthimit të pandemisë, masat antiepidemike të Olimpiadës Dimërore të Pekinit kanë rëndësi shumë të madhe. Sipas kërkesave të Komisionit Olimpik Ndërkombëtar dhe të Komisionit Organizator të Olimpiadës Dimërore të Pekinit, pala kineze ka marrë masa të rrepta të kontrollit të pandemisë, për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

Megjithëse një numër i vogël vendesh perëndimore përbaltin Kinën për "masat tepër të rrepta" dhe "zbulimin e të dhënave vetjake", faktet janë që masat antiepidemike të Olimpiadës Dimërore të Pekinit mund të sigurojnë zhvillimin e rregullt të garave.

Siç tha kryetari i Komisionit Bashkërendues për Olimpiadën Dimërore të Pekinit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Juan Antonio Samaranch Jr., masat antiepidemike të Olimpiadës Dimërore të Pekinit janë të sigurta e efektive dhe "’qarku i mbyllur’ i Olimpiadës Dimërore të Pekinit është vendi më i sigurt në botë". (Fani/Artan)