Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, do të organizojë një banket mirëseardhjeje për krerët e shteteve e të qeverive të huaja, anëtarët e familjeve mbretërore dhe drejtuesit e organizatave ndërkombëtare që marrin pjesë në ceremoninë e hapjes dhe do të zhvillojë aktivitete përkatëse dypalëshe nga 4 deri më 6 shkurt, njoftoi të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying.

Personalitetet ndërkombëtare që marrin pjesë në ceremoninë e hapjes dhe veprimtaritë përkatëse përfshijnë presidentin rus Vladimir Putin, presidentin polak Andrzej Duda, presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres, kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Abdulla Shahid, drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus etj.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt, të ndjekura nga Lojërat Paralimpike Dimërore nga 4 deri më 13 mars. (Artan/Fani)