Të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi letër urimi Forumit të 1-rë Global Mediatik të Inovacionit.

Në letër Xi Jinping-u vuri në dukje se së shpejti do të hapet Olimpiada Dimërore e Pekinit 2022 dhe Kina do t'i japë botës një takim olimpik të thjeshtë, të sigurt dhe të mrekullueshëm. Tema kryesore e këtij forumi është "Olimpiada Dimërore me teknologji të lartë". Kreu i shtetit kinez shprehu shpresën se pjesëmarrësit në forum do të shkëmbejnë gjerësisht mendime për shfaqjen e magjisë së sporteve dimërore, për promovimin e shpirtit olimpik dhe për nxitjen e zhvillimit të sporteve olimpike dimërore.

Forumi Global Mediatik i Inovacionit, i cili organizohet nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), u hap të mërkurën në Pekin. (Fani/Artan)