Foto nga VCG

Lidhur me planifikimin e tërheqjes së diplomatëve amerikanë nga Kina për shkak të politikës antiepidemike të Kinës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës (MJK) Zhao Lijian u shpreh të mërkurën se vendimi i palës amerikane është i pakuptueshëm dhe pala kineze shpreh pakënaqësi për këtë.

Zhao theksoi se masat e kontrollit të pandemisë të Kinës janë shkencore e efektive dhe kanë mbrojtur siç duhet të huajt në Kinë. Këto masa përputhen me dispozitat përkatëse të "Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike" dhe "Konventës së Vjenës për marrëdhëniet konsullore" dhe cilat kanë mbajtur plotësisht parasysh komfortin dhe të drejtat e interesat e arsyeshme të personelit diplomatik e konsullor.

"Tani Kina është pa diskutim vendi më i sigurt në botë. Tërheqja nga vendi më i sigurt do të shtojë rrezikun e prekjes nga virusi të shtetasve amerikanë," tha Zhao Lijian.

Ai shprehu gjithashtu shpresën se pala amerikane do të respektojë masat antiepidemike të Kinës dhe do të marrë parasysh seriozisht problemin e së ashtuquajturës “tërheqje e autorizuar” e diplomatëve. (Fani/Artan)