Foto nga VCG

Për shkak të sfidimit të parimit të “Një Kine” nga politikanët lituanë, marrëdhëniet Kinë-Lituani janë tendosur. Si pasojë, kompanitë lituane dhe kompanitë e Bashkimit Europian në Lituani kanë pësuar humbje të mëdha. Sipas parashikimeve të qarqeve të biznesit, humbjet ekonomike do të arrijnë në disa qindra milionë euro. Tani shumë kompani lituane po i kërkojnë qeverisë së vendit të tyre të përmirësojë sa më parë marrëdhëniet me Kinën.

Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria lituane miratoi krijimin e së ashtuquajturës “Zyrë Përfaqësuese e Tajvanit në Lituani”. Ky veprim shkel parimin e “Një Kine”, ndërhyn në punët e brendshme të Kinës dhe shkel premtimet e bëra nga Lituania në komunikatën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Kina u përgjigj sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe Lituania duhet të mbajë përgjegjësinë për të gjitha pasojat.

Faktet kanë treguar se veprimet e gabuara të politikanëve lituanë do të dëmtojnë interesat e kompanive vendase dhe të kompanive me investime të huaja në Lituani. Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, për të pakësuar humbjet, shumë kompani të mëdha në Lituani po planifikojnë ta zhvendosin prodhimin në vende të tjera.

Politikanët lituanë duhet ta kuptojnë se prirja e bashkimit të Kinës nuk mund të ndalet dhe nuk duhet të nënvlerësojnë vendosmërinë, vullnetin e fortë dhe aftësinë e Kinës për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe të tërësisë territoriale. Çdo synim për pengimin e zhvillimit të Kinës nëpërmjet çështjes së Tajvanit pa dyshim do të dështojë. (Fani/Artan)