Foto nga VCG

Të hënën, Kina transportoi ndihma me vlerë prej 1 milion juanësh (157,900 dollarë) nga Fixhi në Tonga, e cila ka pësuar shkatërrime të mëdha nga shpërthimi vullkanik dhe cunami.

Siç bëhet e ditur nga ambasadori i Kinës në Fixhi Qian Bo, shumica e ndihmave, duke përfshirë ujin e pijshëm, ushqime, gjeneratorë elektrikë, pompa uji, sharra elektrike, pajisje të mbrojtjes personale dhe vegla mjekësore, janë mbledhur nga ambasada e Kinës në Fixhi dhe pjesa tjetër është dhuruar nga kompanitë kineze në Fixhi.

"Kina dhe Tonga janë partnere strategjike te gjithanshme. Nëse vendet në rajonin e Paqësorit Jugor kanë nevojë për ndihmë, Kina është gjithmonë e gatshme t'ua ofrojë atë brenda mundësive," tha ambasadori Qian Bo.

Më 15 janar, një cunam goditi Tongën pas një shpërthimi masiv vullkanik nënujor. Cunami pati ndikim të madh në një pjesë të bregdetit të Tongës. Varka dhe gurë të mëdhenj vërshuan në breg dhe dyqanet përgjatë bregdetit u dëmtuan. Deri tani janë konfirmuar tre të vdekur. (Fani/Artan)