Foto:VCG

Foto:VCG

Aleanca "Pesë Sytë", e formuar nga ShBA-ja, Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, pubikoi më 20 dhjetor të ashuquajturën “Deklaratë e përbashkët e ministrave të jashtëm”, ku shpifet që zgjedhjet për Këshillin Legjistativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut që sapo kanë përfunduar, dobësojnë të drejtat, lirinë dhe autonominë e Hong-Kongut.

Këto janë zgjedhjet e para të Këshillit Legjistrativ pas përmirësimit të sistemit zgjedhor në Hong-Kong. Nga këndvështrimi i rregullave zgjedhore, jo vetëm që është rritur numri i mandateve, por edhe është rregulluar ndarja e tyre. Qëllimi është që të mbrohen në mënyrë efektive interesat e përgjithshme të shoqërisë së Hong-Kongut dhe interesat e të gjithë sektorëve dhe shtresave të Hong-Kongut. Nga këndvështrimi i procesit, këto zgjedhje mishërojnë plotësisht përfaqësimin e gjerë, gjithëpërfshirjen politike, pjesëmarrjen e balancuar dhe konkurrencën e ndershme. 153 kandidatët ishin plotësisht konkurrues dhe përbërja e 90 anëtarëve të sapozgjedhur është e larmishme, e balancuar dhe profesionale.

Luo Yong, kryetar i Shoqatës së Talenteve dhe Profesionistëve të Hong-Kongut, vlerëson se kandidatët në këto zgjedhje ishin nga të gjithë sektorët, grupet, profesionet dhe madje të gjitha moshat në Hong-Kong, dhe ishin shumë përfaqësues.

Në komentin e CMG-së thuhet se, sipas parimit të "qeverisjes së Hong-Kongut nga patriotët", ata që bashkëpunojnë me forcat e huaja kundër Kinës, minojnë sigurinë kombëtare dhe krijojnë dhunë në Hong-Kong, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje, çka është e natyrshme. "Mësuesit" që qëndrojnë pas tyre i mbështesin dhe brohorasin për ta, duke ekspozuar pikërisht qëllimet e liga të disa vendeve që dëshirojnë që në Hong-Kong të ndodhin trazira. Hong-Kongu është pjesë territoriale e Kinës dhe sistemi zgjedhor i Hong-Kongut është punë e brendshme e Kinës. Qeveria qendrore do të vazhdojë të mbështesë Hong-Kongun që të ecë në rrugën e zhvillimit demokratik që i përshtatet realitetit të tij. (Çang Çuo)