Konferencë shtypi rreth Xinjiang-ut, 13 dhjetor, Pekin(China Daily)

Konferencë shtypi rreth Xinjiang-ut, 13 dhjetor, Pekin(China Daily)

Autoritetet në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës kanë thënë se masat kundër terrorizmit janë brenda kufijve të ligjit, duke rivendosur stabilitetin dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik në Xinjiang. Ata ftuan viktimat dhe dëshmitarët e sulmeve të kaluara terroriste në një konferencë shtypi për të rrëfyer historitë e tyre. Konferenca e shtypit pason ringjalljen e akuzave të Perëndimit për gjenocid të supozuar në rajon, të cilat janë kundërshtuar prej kohësh.

Nga viti 1990 deri në fund të vitit 2016, ekstremistët kanë kryer mijëra sulme terroriste në Xinjiang, duke vrarë qindra policë dhe civilë të pafajshëm. Por, me përpjekjet e forta të sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, nuk ka pasur asnjë sulm terrorist që nga viti 2017.

Sulmi terrorist në vitin 2013 në Kashgar,Xinjiang(CGTN)

Sulmi terrorist në vitin 2013 në Shache,Xinjiang(CGTN)

Sulmi terrorist në vitin 1993 në Kashgar, Xinjiang(CGTN)

Sulmi terrorist në vitin 1993 në Kashgar, Xinjiang(CGTN)

Jeta e sigurtë dhe e qetë në Kashgar,31 korrik,2021(VCG)

Jeta e sigurtë dhe e qetë në Kashgar,31 korrik,2021(VCG)

Ndërkohë, sipas statistikave, popullsia ujgure është më shumë se trefishuar, duke arritur nga 3.6 milionë në regjistrimin e parë kombëtar të vitit 1953 në mbi 11.6 milionë në regjistrimin e shtatë kombëtar të vitit 2020. Këto shifra hedhin poshtë pretendimin e Perëndimit për gjenocid ndaj ujgurëve. Shkalla e rritjes së popullsisë së pakicës ujgure është edhe më e lartë se e banorëve të kombësisë hane, që përbën shumicën e popullsisë së Kinës.

Zyrtarët e Xinjiang thanë se masat e tyre kundër terrorizmit janë në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe me gjendjen e rajonit. Ata u kërkuan kritikëve ta vizitojnë Xinjiang-un për të kuptuar realitetin në terren.

Ditët e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës hodhi poshtë të ashtuquajturin “vendim” të dhënë nga "Gjykata Ujgure", duke komentuar se ai nuk është gjë tjetër veçse një farsë politike për të frenuar zhvillimin e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit dhe për të përbaltur Kinën.