Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha në një konferencë për shtypin të hënën se Kina shpreh ngushëllime për viktimat dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga tornadot dhe stuhitë e forta që goditën gjashtë shtete qendrore të ShBA-së të premten.

“Kina shpreson që amerikanët e plagosur të shërohen shpejt dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.

"Ne kemi vënë re se një numër i shteteve të ShBA-së janë goditur nga tornado të forta kohët e fundit, duke shkaktuar një numër të madh viktimash dhe dëme materiale," u tha gazetarëve zëdhënësi i Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kinës Xu Wei.

“Ne shprehim ngushëllime dhe gatishmërinë tonë për të ofruar ndihmë urgjente humanitare për të prekurit sipas nevojave të palës amerikane”, shtoi ai. (Artan/Fani)