Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të mërkurën një takim nëpërmjet lidhjes me video. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh se ky takim pa dyshim do të nxitë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës e Rusisë.

Wang theksoi se gjatë takimit, të dy liderët do të përgjithësojnë rezultatet e bashkëpunimit kino-rus të arritura këtë vit në të gjitha fushat, do të hartojnë planin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në vitin e ardhshëm dhe do të shkëmbejnë mendime për probleme të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale.

"Ne jemi të bindur se ky takim do të nxitë më tej besimin e ndërsjellë dypalësh të nivelit të lartë dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik kino-rus, duke i sjellë faktorë pozitivë situatës së paqëndrueshme ndërkombëtare," u shpreh Wang Wenbin. (Fani/Artan)