Foto nga VCG

Si një masë e rëndësishme e hapjes me botën e jashtme pas anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, në vitin 2013 Kina paraqiti nismën "Një brez, një rrugë". Gjatë 8 vjetëve, kjo nismë po bëhet realitet duke pasur rezultate të shumta. Vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" i ka kaluar 9.2 trilionë dollarët, dhe investimet kineze në këto vende arritën në 136 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" krijuan 27 mijë kompani të reja në Kinë dhe investimet e tyre arritën në 60 miliardë dollarë.

Zbatimi i shumë projekteve të mëdha, si centrale elektrike, ura, rrugë, hekurudha, porte, korridore ekonomike etj. po ecën mbarë, ndërsa treni i mallrave Kinë-Europë ka arritur në 175 qytete të 23 vendeve europiane.

"Një brez, një rrugë" ka forcuar lidhjet mes popujve të vendeve përkatëse dhe niveli i zhvillimit dhe i bashkëpunimit në kuadër të kësaj nisme është bërë më i lartë. "Një brez, një rrugë" po bëhet një produkt publik ndërkombëtar i mirëpritur dhe një platformë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Deri në nëntor të këtij viti, Kina ka nënshkruar mbi 200 marrëveshje bashkëpunimi me 140 vende e 32 organizata ndërkombëtare, duke nënshkruar me 14 vende dokumente të bashkëpunimit në tregjet e palëve të treta. (Fani/Artan)