Banorë ujgurë në qytetin Kashgar, Xinjiang(Xinhua)

Banorë ujgurë në qytetin Kashgar, Xinjiang(Xinhua)

Fëmijë ujgurë në Xinjiang(Xinhua)

Fëmijë ujgurë në Xinjiang(Xinhua)

Kina tha se i ashtuquajturi “vendim” i dhënë nga "Gjykata Ujgure" nuk është gjë tjetër veçse një farsë politike për të frenuar zhvillimin e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit dhe për të përbaltur Kinën.

"Gjykata", e ngritur nga forcat antikineze perëndimore dhe Kongresi Botëror Ujgur, një organizatë terroriste dhe separatiste, nuk ka asnjë bazë apo vlefshmëri ligjore. Të gjitha aktivitetet e "gjykatës" nuk janë gjë tjetër veçse një farsë e inskenuar me kujdes, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në një deklaratë të publikuar të enjten.

"E ashtuquajtura ‘gjykatë’ ka pajtuar gënjeshtarë për të thënë gënjeshtra dhe për të bërë deklarata të rreme. Por gënjeshtrat e tyre nuk mund të fshehin të vërtetën dhe të mashtrojnë bashkësinë ndërkombëtare", vë në dukje deklarata.

Të enjten, e ashtuquajtura “gjykatë” arriti në përfundimin se "Kina ka kryer gjenocid mbi ujgurët në Xinjiang" gjatë një seance për të dhënë të ashtuquajturin “vendim” të saj në Londër.

Fëmijë ujgurë në shkollë,Xinjiang(Xinhua)

Fëmijë ujgurë në shkollë,Xinjiang(Xinhua)

Të premten, ambasada kineze në Britaninë e Madhe u shpreh në një deklaratë që të ashtuquajturat çështje të lidhura me Xinjiang-un nuk kanë të bëjnë me fenë, kombësinë apo të drejtat e njeriut, por me luftën kundër terrorizmit, separatizmit e ekstremizmit.

Në fakt, që nga viti 2010, popullsia e kombësisë ujgure në rajonin e Xinjiang-ut është rritur me 1.62 milionë, ose 16.2 për qind, duke arritur në më shumë se 11.62 milionë vjet, treguan të dhënat e fundit të regjistrimit.

Pretendimet për kontraceptimin dhe sterilizimin e detyruar në Xinjiang, të bëra për herë të parë nga figura antikineze Adrian Zenz nga Gjermania në qershor të vitit të kaluar, u përdorën shpejt nga disa politikanë perëndimorë si një armë për të përbaltur gjendjen e të drejtave të njeriut në Xinjiang. "Raporti" i mbushur me shifra dhe informacione që janë identifikuar si të pasakta e të rreme nga studiuesit kinezë, vlerësohet nga "gjykata" si “provë.