Këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi kritikoi idenë që ka vetëm një lloj demokracie, duke bërë thirrje për promovimin e shpirtit të “demokracisë së vërtetë” në Forumin e 14-të të Demokracisë të Balit që u zhvillua të enjten.

"Kërkimi i palodhshëm i demokracisë prej paraardhësve tanë gjatë mijëra vjetëve të historisë njerëzore ka synuar, në përgjithësi, të gjejë sisteme dhe struktura politike më të mira, në mënyrë që njerëzimi të shpëtojë nga lufta, uria dhe varfëria, të ketë jetë të lumtur dhe të gëzojë barazi e drejtësi. Ndërsa sot ne po vazhdojmë kërkimin e tyre," tha Wang Yi në këtë forum nëpërmjet lidhjes me video.

"Disa përpiqen të marrin modelin e një vendi si standard, duke provokuar tensione midis sistemeve politike e ideologjive të ndryshme dhe duke krijuar ndarje dhe konfrontime në botë," shtoi ai, duke theksuar se demokracia e vërtetë varet nga ajo nëse populli është "zot i fatit të vet”.

Duke folur për pandeminë e COVID-19, Wang Yi bëri thirrje për “solidaritet dhe bashkëpunim”, duke paralajmëruar kundër mendësisë së Luftës së Ftohtë.