Foto nga VCG

Duke komentuar për të ashtuquajturin "gjykim përfundimtar" të bërë nga "Gjykata e Posaçme Ujgure", zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se, me ndihmën e forcave antikineze, organizata e përçarjes së Kinës "Kongresi Botëror Ujgur" krijoi të ashtuquajturën "Gjykatë e Posaçme Ujgure" për të bërë rrëmujë në Xinjiang dhe për të shpifur për Kinën me gënjeshtra e dëshmi të rreme. Kjo gjykatë nuk ka as kualifikimin ligjor e as besueshmëri dhe, më parë, shumë veprimtari antikineze të organizuara nga ajo kanë dështuar para fakteve.

Gënjeshtrat mbeten gënjeshtra dhe farsa politike e kësajhershme nuk ka gjetur shumë shikues. Tani më shumë njerëz e njohin gjendjen e vërtetë të Kinës. Gënjeshtrat nuk mund të mbulojnë faktet dhe nuk mund ta pengojnë procesin e zhvillimit e të lulëzimit të Xinjiang-ut. (Fani/Artan)