Të enjten, "Gjykata e Posaçme Ujgure" publikoi të ashtuquajturin "gjykim përfundimtar", duke dhënë një shfaqje me kukulla. Kjo sh.p.k e regjistruar në Britani ka dhënë herë pas here shfaqje të tilla që nga themelimi nën drejtimin e "Kongresit Botëror Ujgur" në prapaskenë.

Sipas uebsajtit të "Gjykatës së Posaçme Ujgure", "Kongresi Botëror Ujgur" i ka dhënë gjykatës rreth 100 mijë paundësi fond fillestar. Kurse prapa "Kongresit Botëror Ujgur " është Fondi Kombëtar për Demokracinë i ShBA-së (NED), që ka famënë “eksportimin” e trazirave e rrëmujës. Siç bëhet e ditur nga uebsajti amerikan "The Grayzone", "Kongresi Botëror Ujgur " ka marrë disa miliona dollarë fonde ndihme nga NED, duke marrë vetëm në vitin 2018 665 mijë dollarë. Njëkohësisht, "Kongresi Botëror Ujgur " ka krijuar për shumë vjet lidhje me organizatën e përcaktuar si terroriste nga OKB-ja "Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor", në orvatje për organizimin e veprimtarive përçarëse me dhunë në Xinjiang të Kinës.

Për sa u përket të ashtuquajturve dëshmitarë të "Gjykatës së Posaçme Ujgure", në shtator të këtij viti, një element i Turkistanit Lindor publikoi në “Twitter” se një "dëshmitar" me mbiemrin Wang mori një pagesë më të madhe se dëshmitarët e tjerë, 43 mijë paundë. Në tetor, CNN-i intervistoi një "ish-polic të Xinjiang-ut" dhe u zbulua se ai është i njëjti person me atëdëshmitar me mbiemrin Wang. Kjo do të thotë se ky dëshmitar i punësuar nga "Gjykata e Posaçme Ujgure" luan dy role dhe dëshmitë e tij janë krejt të pabesueshme. (Fani/Artan)