Presidenti kinez Xi Jinping shprehu të premten urime për 80-vjetorin e fillimit në Kinë të transmetimeve radiofonike për jashtë vendit.

Ai përgëzoi stafin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dhe u dërgoi përshëndetje të sinqerta të huajve që kanë dhënë përkrahje lidhur me transmetimet e Kinës për jashtë vendit.

Kreu i shtetit kinez vlerësoi lart përpjekjet e mëdha të bëra gjatë 80 vjetëve të fundit nga punonjësit e transmetimeve për jashtë vendit, që sipas tij kanë rrëfyer në mënyrë aktive historitë e Kinës dhe kanë përhapur zërin e Kinës.

Z. Xi shprehu shpresën e tij që CMG-ja do të vazhdojë të hapë horizonte të reja, të përmirësojë aftësinë e komunikimit ndërkombëtar, dhe të japë ndihmesë të mëtejshme në përmbushjen e Ëndrrës Kineze të rilindjes kombëtare dhe të ndërtimit të një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Më 3 dhjetor 1941, në Kinë filloi transmetimi i programeve në gjuhën japoneze, çka shënon fillimin e transmetimeve për jashtë vendit. Tani CMG-ja ka shërbime ndërkombëtare në 44 gjuhë të botës.