Veprimtaritë provë të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022 po vijojnë dhe aktualisht janë bërë të gjitha përgatitjet, tha një zyrtar në një konferencë shtypi të premten.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 planifikohen të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt, ndërsa Lojërat Paralimpike Dimërore nga 4 deri më 13 mars.

Dhjetë veprimtari ndërkombëtare, tre javë trajnimi ndërkombëtar dhe dy sesione prove të brendshme janë planifikuar të zhvillohen nga 5 tetori deri në fund të vitit.

Veprimtaritë në dhjetor janë Kupa Ndërkontinentale e Biatlonit Nordik, Kupa Ndërkontinentale e Kërcimit me Ski dhe Java Ndërkombëtare e Trajnimit e Biatlonit. (Artan/Fani)