Kompania kineze e shërbimeve të udhëtimit, “DiDi Global”, njoftoi të premten se do të fillonte punën për t’u çlistuar nga Bursa e Nju- Jorkut, duke u përpjekur të regjistohet në Bursën e Hong-Kongut.

Kompania tha se vendimi është marrë pas një shqyrtimi të kujdesshëm.

“DiDi” më vonë shpalli në një deklaratë të veçantë në gjuhën angleze se bordi i saj e kishte miratuar vendimin.

Në fillim të korrikut, Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës nisi një hetim ndaj “DiDi” mbi mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale menjëherë pas listimit të kompaninë në Nju-Jork. Agjencia mbikëqyrëse tha se të dhënat ishin mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe urdhëroi dyqanet e aplikacioneve në cellular të hiqnin 25 aplikacione të “DiDi”. Kompania u përgjigj në atë kohë se kishte ndaluar regjistrimin e përdoruesve të rinj dhe se do të bënte ndryshime në përputhje me rregullat për sigurinë kombëtare e përdorimin e të dhënave vetjake dhe do të mbronte të drejtat e përdoruesve.

Sipas “Reuters”-it, “DiDi” po përgatitet gjithashtu të nisë aplikacionin e vet në Kinë deri në fund të vitit, në pritje që hetimi i sigurisë kibernetike për të nga autoritetet kineze të ketë përfunduar deri atëherë.

Të hënën, aksionet e “DiDi” ranë rreth 56.7 % që kur firma u bë publike në fund të qershorit. (Artan/Fani)