Ditët e fundit, Departamenti amerikan i Shtetit publikoi listën e pjesëmarrësve tëftuar në "Samitin e Demokracisë". Lidhur me këtë, uebsajti amerikan "Axios" komentoi se kjo listë tregon "rrëmujën e demokracisë nëshekullin e 21-të". Studiuesi i lartë i Programit të Demokracisë, të Konfliktit e tëQeverisjes të “Carnegies” të ShBA-së Steven Feldstein u shpreh se disa vende“demokratike” ku mbizotëron korrupsioni dhe shkelja e ligjit kanë marrë ftesën e pjesëmarrjes në samit, për shkak që ato janëpartnere të rëndësishme të ShBA-së nëkonkurrimin me Kinën e Rusinë ose në luftën antiterroriste.

Profesori i Universitetit të Lisbonës tëPortugalisë Antonio dos Santos Queiros u shpreh se ShBA-ja synon ta dobësojë rolin e OKB-sënëpërmjet këtij samiti për të mbrojtur hegjemoninë e vet në botë, duke përhapur modelin demokratik amerikan. Sourabh Gupta i Institutit të Studimeve Kinë-Amerikë është i mendimit se ky samit do të përçajë bashkësinëndërkombëtare dhe nuk përputhet me atmosferën e bashkimit të botës në përballimin së bashku tëpandemisë, të ndryshimit të klimës etj. (Fani/Artan)