Më 17 shtator 2001, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) miratoi në Gjenevë dokumentin ligjor mbi anëtarësimin e Kinës në këtë organizatë. Sipas premtimit të saj, Kina duhej të ulte nivelin e përgjithshëm të taksave doganore nga 15.3 për qind në 9.8 për qind para 1 janarit 2020.

Qysh nga viti 2002, Kina filloi të ulte gradualisht taksat doganore vit pas viti, duke pakësuar vetëm gjatë vitit 2002, në përmasë të madhe taksat doganore të mbi 5300 mallrave të importuara. Në vitin 2005 u ulën taksat doganore për mbi lloje 900 mallrash në masën e përgjithshme 9.9 për qind. Gjatë pesë vjetëve të mëvonshme, Kina zbatoi detyrimet e uljes së 42 taksave doganore edhe për automjetet dhe pjesët e këmbimit. Në janar 2010, Kina zvogëloi nivelin e përgjithshëm të taksave doganore deri në 9.8 për qind, duke kryer të gjitha detyrimet e uljes së taksave doganore sipas premtimit.

Në vitin 2020, Kina voli taksa doganore me një vlerë prej 256.42 miliardë juanësh dhe përqindja e taksave doganore kundrejt taksave të përgjithshme të Kinës u ul nga 5.49 në 1.66 për qind.

Aktualisht, niveli i përgjithshëm i taksave doganore i Kinës është vetëm 7.4 për qind, përqindje kjo më e ulëta ndër vendet në zhvillim dhe që i afrohet nivelit të vendeve të zhvilluara.

Falë pakësimit në përmasë të madhe të taksave dogonore, importi në Kinë është shtuar. Le të marrim produket bujqësore si shembull. Aktualisht në Kinë taksa doganore mesatare për produktet e importuara bujqësore është 15.2 për qind, vetëm 1/4 e nivelit mesatar të taksave doganore të botës në këtë fushë. Ndërkohë, gjatë 20 vjetëve pas pranimit të Kinës në OBT, vlera e produkteve bujqësore të importuara u shtua nga 11.9 miliardë dollarë amerikanë në 170.8 miliardë dollarë, ose mesatarisht 15 për qind në vit. Këto produkte të importuara bujqësore kanë pasuruar llojet e ushqimeve në tryezat e kinezëve dhe njëkohësisht kanë sjellë përfitime financiare për bizneset e huaja. (Wang Lei/ Artan) foto nga VCG