Foto nga VCG

Sipas një libri të bardhë të publikuar të premten nga Kina, bashkëpunimi kino-afrikan ka arritur një lartësi të re të paparë, duke u mbështetur te “suksesi i dyfishtë” i Samitit të Johanesburgut të vitit 2015 dhe Samitit të Pekinit të vitit 2018 të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC).

Para Konferencës së 8-të Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në Dakar të Senegalit, Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi librin e bardhë me titull “Kina dhe Afrika në epokën e re: Një partneritet i barabartë”.

Çfarë është “epoka e re” në marrëdhëniet Kinë-Afrikë? Libri i bardhë paraqet parimet në shkëmbimet e Kinës me Afrikën: “sinqeritet, rezultate konkrete, miqësi, mirëbesim dhe kërkim i interesave më të mëdha të përbashkët.”

Në librin e bardhë vihet në dukje se Kina nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen prej vendeve afrikane të rrugës së zhvillimit që i përshtatet gjendjes së tyre brendshme, nuk do të kërkojë interesa politike egoiste nëpërmjet investimeve e bashkëpunimit financiar ose nuk do t’i bashkëngjitë kushte politike ndihmës.

Në këtë dokument thuhet po ashtu se në një botë të ndarë mes unilateralizmit e multilateralizmit, Kina ka gjetur në Afrikë mundësinë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo është në ndihmë të sjelljes së përfitimeve reale për popullin kinez e popujt afrikanë, në vend që të konsiderohet si një arenë e konkurrencës midis fuqive të mëdha. (Fani/Artan)