Foto nga VCG

Plehu quhet "ushqimi" për të mbjellat dhe përdoret nga fermerët në prodhimin bujqësor, kultivimin e kulturave bujqësore dhe rregullimin e mjedisit të dheut. Kina është një vend i madh i konsumit të plehut, por edhe i eksportit të plehut në zonat kryesore globale të prodhimit të drithërave. Sipas të dhënave të Doganës së Kinës, nga janari deri në tetor të këtij viti, Kina eksportoi gjithsej 29 milionë e 341 mijë tonë pleh, 25.7% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vitin 2002, Kina eksportoi 1.34 milionë tonë pleh, ndërsa vjet 29 milionë e 170 mijë tonë. Kjo do të thotë se brenda 20 vjetëve, eksporti i plehut nga Kina u shtua rreth 21 herë.

Krahas shtimit të eksportit, edhe sfera e eksportit të plehut kinez është zgjeruar pandërprerë. Në 10-mujorin e parë të këtij viti, numri i vendeve ose rajoneve që importuan plehun kinez arriti në 160, të cilat janë kryesisht vende të mëdha të prodhimit bujqësor dhe vende kryesore të eksportit të produkteve bujqësore në Kinë. Nga ana e vëllimit të eksportit, Brazili zë vendin e parë dhe India vendin e dytë. Eksporti në këto dy vende zë 35.3% të vëllimit të përgjithshëm.

Tani Brazili është vendi më i madh i origjinës së eksportit të produkteve bujqësore në Kina, ndërsa India është vendi më i madh i origjinës së eksportit të orizit në Kina dhe vendi kryesor i eksportit të pambukut në Kina. (Fani/Artan)