Foto nga VCG

Ministria e Mbrojtjes e Kinës u shpreh të enjten se nuk ka vend për kompromis në problemin e Tajvanit dhe se ShBA-ja nuk duhet të ketë iluzione mbi këtë problem.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes Wu Qian i tha këto duke kometuar në një konferencë shtypi për marrëdhëniet e ardhshme midis ushtrisë kineze dhe asaj amerikane pas videotakimit mes liderëve të të dy vendeve.

Wu Qian tha se Kina u kushton gjithmonë rëndësi marrëdhënieve ushtarake me ShBA-në dhe dëshiron të mbajë kontakte e shkëmbime me palën amerikane, por me parimin se sovraniteti, dinjiteti dhe interesat thelbësore të Kinës janë të padhunueshme. (Fani/Artan)