Italia po punon për të forcuar lidhjet sportive e kulturore me Kinën para Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në vitin e ardhshëm dhe Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Kortinës në vitin 2026.

Mjeshtri italian i skive Valerio Malfatto krijoi Akademinë e Skive “Jam Session” së bashku me dy vëllezërit e tij në vitin 1986.

Projekti i fundit i tyre quhet “22/26” dhe synon të lidhë Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme në Kinë me ato që do të organizohen në Itali katër vjet më vonë. Projekti synon gjithashtu ta nxitë turizmin midis dy vendeve dhe zhvillimin e sporteve dimërore prej të dy palëve.

“Ideja jonë është që midis Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe atyre të Milano-Kortinës ka 4 vjet për të zhvilluar bashkëpunimin midis botëve të ndryshme të maleve e sporteve malore të Kinës e Italisë,” tha Valerio Malfatto.

Për ta arritur këtë objektiv, ata kanë bashkëpunuar me kompaninë mediatike “NeveItalia” dhe kompaninë turistike “Snow.it” për të promovuar atë se çfarë mund të ofrojnë malet italiane.

Qëllimi i projektit “22/26” nuk është vetëm kombinimi i pasionit të përbashkët për sportet dimërore, por edhe shkëmbimi i vlerave kulturore, si për shembull ushqimi, arkitektura dhe stili i jetesës të markës "Made in Italy". (Fani/Artan)