Foto nga VCG

Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian theksoi në një konferencë shtypi se Kina kundërshton me vendosmëri ftesën e ShBA-së ndaj autoriteteve tajvaneze për pjesëmarrje në të ashtuquajturin "samit demokratik".

Zhao Lijian vuri në dukje se në botë ka vetëm një Kinë, Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson gjithë Kinën, Tajvani është pjesë e pandarë e territorit të Kinës dhe parimi i "Një Kine" është një normë e marrëdhënieve ndërkombëtare që njihet gjerësisht. Përveçse si pjesë e Kinës, Tajvani nuk ka status tjetër në ligjin ndërkombëtar.

Duke folur për "samitin demokratik", Zhao Lijian u shpreh se pala kineze e ka shprehur shumë herë qëndrimin e vet. Demokracia është vlera e përbashkët e njerëzimit dhe nuk është patentë që u përket pak vendeve. Veprimi i palës amerikane ka treguar se demokracia është vetëm një maskë dhe se pala amerikane e përdor atë për të shtypur vendet e tjera dhe për të mbrojtur hegjemoninë e vet. Kjo është mendësi e Luftës së Ftohtë dhe kundërshtohet gjerësisht në bashkësinë ndërkombëtare. (Fani/Artan)