Foto nga VCG

Të mërkurën, u publikua "Projekti i ndërtimit të qendrës ndërkombëtare të risive tekniko-shkencore të Pekinit gjatë periudhës së 'Planit të 14-të 5-vjeçar'". Sipas projektit, deri në vitin 2025 do të përurohet në përgjithësi qendra ndërkombëtare e risive tekniko-shkencore e Pekinit dhe Pekini do të bëhet një nga qendrat shkencore e të risive në botë.

Deri në vitin 2025, shpenzimet e Pekinit në studim-zhvillim do të zënë rreth 6 % të PBB-së rajonale. Shpenzimet në studim do të zënë rreth 17% të shpenzimeve të përgjithshme të studimit e të zhvillimit. Çdo vit numri i studiuesve shumë të cituar do të arrijë në rreth 210, do të shtohet dukshëm numri i fituesve të çmimit më të lartë tekniko-shkencor dhe do të shtohen numri dhe niveli akademik i universiteteve të klasit botëror.

Në projekt vihet në dukje gjithashtu se deri në vitin 2025, vëllimi i prodhimit të sektorëve me teknologji të lartë në Pekin duhet t’i kalojë 1.2 trilionë juanët, ekonomia digjitale duhet të rritet çdo vit 7.5%, dhe duhet të formohen shumë kompani tekniko-shkencore me ndikim botëror. Krahas këtyre, duhet të shtohet numri i studiuesve dhe të forcohet niveli shkencor i shtetasve. (Fani/Artan)