foto nga VCG

foto nga VCG

Në një artikull të botuar të hënën në gazetën britanike“Financial Times" thuhet që importet e Kinës rritën perspektivat e zhvillimit të sektorit bujqësor të ShBA-së.

Sipas artikullit, Departamenti i Bujqësisë i ShBA-së parashikon që, me nxitjen nga produktet kryesore bujqësore të tilla si soja, misri, gruri, arrat, mishi i viçit dhe ai i pulës, ShBA-ja pritet të eksportojë produkte bujqësore në një vlerë rekord prej 37.2 miliardë dollarësh në Kinë këtë vit, që përbën 23 % të vëllimit të eksporteve bujqësore të ShBA-së. Kërkesa në rritje e Kinës, e shoqëruar me ofertën e kufizuar të misrit dhe sojës për shkak të thatësirës në Brazil, ka çuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimit, duke i vendosur kështu fermerët amerikanë në një pozicion më të favorshëm.

Të dhënat tregojnë se në vitin e shitjeve që përfundon në gusht të këtij viti, Kina ka importuar ose rezervuar 23.2 milionë tonë misër nga ShBA-ja, nga më pak se 200 000 tonë pesë vjet më parë. Çmimet e misrit dhe sojës në këtë pranverë janë afër niveleve më të larta historike.

Joseph Glauber, ish-kryeekonomisti i Departamentit amerikan të Bujqësisë, beson se industria e derrave në Kinë e ka marrë veten në njëfarë mase nga ethet afrikane të derrave dhe është forca lëvizëse pas rritjes së kërkesës për drithëra ushqimore për kafshët. "Mendoj që kjo nuk është një dukuri e përkohshme. Kina do të vazhdojë të jetë një importuese shumë e fortë," tha ai.(Zhan Dian/Artan)