Ministri kinez i Tregtisë Wang Wentao zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Tregtisë Gina Raimondo, njoftoi Ministria e Tregtisë e Kinës.

Të dy ministrat thanë se dialogu dhe shkëmbimet në fushën tregtare midis Kinës e ShBA-së janë shumë të rëndësishme dhe ranë dakord të nxitin zhvillimin "e shëndetshëm" të bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe të investimeve dhe të trajtojnë si duhet mosmarrëveshjet.

Ata ishin në një mendje gjithashtu për të vazhduar të ruajnë shkëmbimet.

Biseda u zhvillua rreth një javë pasi zv.kryeministri kinez Liu He foli nëpërmjet një lidhjeje video me sekretaren amerikane të Thesarit Janet Yellen më 2 qershor. Më 27 maj Liu kishte zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me Përfaqësuesen Tregtare të ShBA-së Katherine Tai.

Nga janari deri në maj të këtij viti, vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe ShBA-së arriti në 279.64 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 52.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Wang Lei/ Artan)