Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Kina do të bëjë çmos për të mbrojtur biodiversitetin dhe mjedisin.

Ky është zotimi solemn nga presidenti Xi Jinping në Samitin e Kombeve të Bashkuara mbi Biodiversitetin vitin e kaluar. "Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë të lartë për të gjithë qytetërimin njerëzor dhe duhet ta respektojmë natyrën, të ndjekim ligjet e saj dhe ta mbrojmë atë", tha presidenti Xi shtatorin e kaluar.

I shtrirë në pllajën veriperëndimore Qinghai-Xizang(Tibet), liqeni Qinghai njihet si liqeni më i madh në vend me ujë të kripur. Ai është gjithashtu shumë i rëndësishëm për mbojtjen e sigurisë ekologjike. Njerëzit shpesh e quajnë atë si "diversitet total gjenetik" të pllajës.

Të martën, presidenti Xi bëri një vizitë në këtë liqen, duke mësuar rreth arritjeve të bëra në adresimin gjithëpërfshirës të problemeve mjedisore dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Gjatë inspektimit të tij në provincën Qinghai, Xi vizitoi gjithashtu një fshat për të mësuar rreth jetës së banorëve lokalë tibetianë.

"Asnjë kombësi nuk do të lihet prapa gjatë ndërtimit të gjithanshëm të një Kine moderne socialiste. Kombësitë e ndryshme kineze duhet të qëndrojnë bashkë si farat e shegës, duke ndihmuar njëra-tjetrën. Vetëm kështu, mund të realizohet përparimi i pandërprerë i vendit tonë", tha kreu i shtetit i Kinës. (Albana)