Foto nga VCG

Gazeta amerikane "The Washington Post" njoftoi më 6 qershor se amerikanët që jetojnë dhe punojnë jashtë ShBA-së janë përjashtuar nga vaksinimi. Sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, rreth 9 milionë amerikanë jetojnë jashtë vendit. Ata mendojnë se kanë të drejtën të bëjnë vaksinat e COVID-19 të miratuara nga ShBA-ja, por qeveria amerikane u ka ofruar atyre, me përjashtim të punonjësve të ambasadave, dy zgjidhje: ose të kthehen në atdhe për vaksinim, ose të presin në vendet ku ndodhen. Muajin e kaluar, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë u shpreh: "Ne nuk u kemi ofruar kurrë amerikanëve jashtë vendit sigurime mjekësore, prandaj mospranimi për t'u siguruar vaksina atyre është ende politika jonë."

Por tani vaksinat në shumicën e vendeve e rajoneve të botës janë të pakta dhe këto vende e rajone u japin përparësi së pari qytetarëve të vet. Prandaj, amerikanët jashtë vendit i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë të marrë masat e duhura për të siguruar vaksinimin e të gjithë amerikanëve në mbarë globin, sepse kjo, sipas tyre, është përgjegjësia politike e qeverisë amerikane.

Lidhur me këtë thirrje, ish-diplomati amerikan J. Stephen Morrison u shpreh se ambasadat amerikane nuk kanë aftësi të zhvillojnë vaksiminin masiv. Disa amerikanë jashtë vendit e kritikuan qeverinë për mosmbajtjen e përgjegjësisë së duhur. (Fani/Artan)