Foto:VCG

Foto:VCG

Kina është e gatshme të bëhet partnere e një "Britanie globale", tha anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi në një bisedë telefonike të zhvilluar të enjten me homologun e tij britanik Dominik Raab.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Britanisë kanë një bazë të shëndoshë dhe forcë të madhe zhvillimi, ndërkohë, Kina i kushton gjithmonë vëmendje statusit dhe rolit ndërkombëtar të Britanisë, vuri në dukje kryediplomati kinez.

Duke pranuar ndryshimet që kanë dy vendet në histori, kulturë, fazat e zhvillimit dhe qëndrimet e tyre, Wang Yi theksoi rëndësinë e respektit të ndërsjellë e të dialogut të barabartë për të shtuar mirëkuptimin, hequr dyshimet, qartësuar faktet dhe dalluar të drejtën nga e gabuara.

Gjatë bisedës telefonike me homologun britanik, Wang gjithashtu shtjelloi qëndrimet e Kinës mbi çështjet e Hong-Kongut dhe të Xinjiang-ut, duke nënvizuar se "Një vend, dy sisteme" është politikë bazë kombëtare ku Kina do të këmbëngulë në mënyrë të pandërprerë dhe të palëkundur.

Çështjet e Xinjiang-ut kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit të dhunshëm, separatizmit dhe radikalizmit, vuri në dukje ministri i Jashtëm kinez, duke shtuar se "pala kineze mirëpret vizitorët e huaj ta vizitojnë Xinjiang-un për të njohur nga afër situatën reale, por nuk pranon të ashtuquajturat 'hetime' me prezumim të fajit."(Zhang Yan/Artan)