foto nga VCG

foto nga VCG

Më 22 maj, profesori i shkencave politike nga Universiteti Federal i Lindjes së Largët i Rusisë Vladimir Pecherica publikoi një artikull në një medie ruse me titullin “ 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës: udhëheqësja kryesore e fitores së popullit kinez”.

Në artikull thuhet se 1 korriku i vitit 2021 është 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës. Gjatë këtyre viteve, koha ka kaluar shpejt, por jeta e popullit kinez ka pësuar ndryshime të mëdha. Në 100 vjet Kina ka arritur përparime të mëdha kulturore-shoqërore, duke kaluar nga parmenda prej druri në mbërritjen në Hënë, nga të qenit një vend i varfër në shndërrimin në një vend të fortë.

Sipas artikullit, udhëheqja e PKK-së dhe optimizmi e zelli i popullit kinez janë faktorët më të rëndësishëm të arritjes së këtyre sukseseve. PKK-ja është organizatorja kryesore e përballimit të sfidave dhe kërcënimeve. Kjo është provuar gjatë luftës kundër epidemisë të organizuar që nga organizatat-bazë deri në organet qendrore të PKK-së. Mbi 10 milionë anëtarë të PKK-së kanë luftuar në frontin e parë kundër epidemisë dhe kanë frymëzuar të gjithë kinezët me shembullin e tyre moral dhe politik. (Fang Xiaoyu/Artan)