Zv.kryeministri kinez Liu He, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtuesi i palës kineze në dialogun e gjithanshëm ekonomik mes Kinës dhe ShBA-së, zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesen Tregtare të ShBA-së Katherine Tai në mëngjesin e së enjtes.

Të dy palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, praktike dhe konstruktive në frymën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë.

Palët pranuan se zhvillimi i tregtisë dypalëshe është shumë i rëndësishëm dhe shkëmbyen mendime mbi çështjet që shqetësojnë njëra-tjetrën, duke u pajtuar për vazhdimin e komunikimit në të ardhmen. (Xu Guang)