[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Sipas librit të bardhë të publikuar pak ditë më parë nga Shoqata e Navigimit dhe Pozicionimit Satelitor e Kinës, vlera e përgjithshme e prodhimit të industrisë së shërbimeve të navigimit dhe pozicionimit satelitor të Kinës në vitin 2020 arriti në 403.3 miliardë juanë, me një rritje 16.9 për qind. Risitë teknologjike të këtij sektori kanë vazhduar, me sistemin "Beidou" në krye, dhe Kina ka bërë përparime të mëdha në mikroçipat, modulet dhe disa teknologji të tjera kryesore. Sistemi "Beidou" është integruar plotësisht në prodhim e në jetë, duke luajtur njëkohësisht një rol të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë, matjen e lartësisë së malit Everest, monitorimin dhe paralajmërimin e fatkeqësive gjeologjike etj.

Me zhvillimin e thellë të shërbimeve “Beidou Plus” dhe “Plus Beidou”, sektorët si transporti, energjia elektrike, hekurudhat, industria petrokimike, komunikacioni dhe industria ushtarake, janë futur në sektorin e "Beidou"-t. Në të ardhmen, shërbimi më i saktë kohor dhe hapësinor do të zëvendësojë shërbimin e tanishëm të pozicionimit. Deri në vitin 2025, vlera e përgjithshme e shërbimit të integruar kohor-hapësinor pritet të arrijë 800 miliardë deri në 1 trilion juanë. (Li Huailiang/ Artan)