Foto:VCG

Foto:VCG

Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën për ruajtjen e stabilitetit strategjik global dhe të multilateralizmit, u shpreh të martën në Soçi presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me Yang Jiechi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, që ishte në Moskë për raundin e 16-të të konsultimeve strategjike të sigurisë Kinë-Rusi.

Putini vuri në dukje se Rusia është e angazhuar për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik e për forcimin e bashkërendimit strategjik midis dy vendeve.

Ai tha se marrëdhëniet midis Rusisë e Kinës ndodhen në periudhën më të mirë në histori dhe është thelbësore që krerët e shteteve të të dy vendeve të mbajnë kontakte të ngushta.

Yang Jiechi u shpreh nga ana e tij se të dyja vendet e përkrahin njëra-tjetrën në problemet me interes thelbësor, duke krijuar një model të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare me respekt të ndërsjellë, barazi e drejtësi dhe bashkëpunim me përfitime të përbashkëta, duke i dhënë një stabilitet të çmuar dhe energji pozitive botës që po përjeton trazira e ndryshime drastike.

Po atë ditë, Yang Jiechi dhe Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, drejtuan së bashku raundin e 16-të të konsultimeve strategjike të sigurisë Kinë-Rusi

Të dyja palët shkëmbyen mendime dhe arritën konsensus mbi marrëdhëniet kino-ruse dhe një numër çështjesh të tjera të rëndësishme lidhur me sigurinë dhe qëndrueshmërinë strategjike globale. (Çang Çuo)