Asambleja Botërore e Shëndetësisë e hodhi poshtë të hënën kërkesën e rajonit të Tajvanit për të marrë pjesë në këtë platformë globale si vëzhgues. Ky është viti i 5-të që organi vendimmarrës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mohon një propozim të iniciuar nga ShBA-ja dhe një numër i vogël i vendeve të BE-së.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Chen Xu tha se qeveria kineze ka bërë rregullimet e duhura për pjesëmarrjen e ishullit në çështjet e shëndetësisë globale me parakushtin e parimit të "Një Kine", duke shtuar se qeveria qendrore e ka njoftuar Tajvanin 260 herë për epideminë dhe ka miratuar pjesëmarrjen e ekspertëve të shëndetësisë të Tajvanit në aktivitetet teknike të OBSh-së 16 herë qysh nga shpërthimi i COVID-19.

Ai u bëri thirrje vendeve përkatëse që ta ndalojnë politizimin e çështjeve shëndetësore dhe përdorimin e çështjes së Tajvanit si një pretekst për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.

Para kësaj asambleje, mbi 150 vende kanë shprehur përkrahjen e tyre për vendimin e Kinës nëpërmjet kanaleve diplomatike. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e afro 80 vendeve anëtare i kanë dërguar letra OBSh-së për të shprehur pranimin e parimit të "Një Kine" dhe kundërshtimin e tyre për pjesëmarrjen e Tajvanit në OBSh. Sipas Chen, kjo provon përsëri se parimi i "Një Kine" është aspirata e komunitetit ndërkombëtar dhe prirja mbizotëruese. (Xu Guang)