Më shumë se 510 milionë doza të vaksinave të COVID-19 janë bërë në mbarë Kinën deri të dielën, tha të hënën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës.

Ritmi i vaksinimit është përshpejtuar pas raportimit të rasteve të reja me burim të brendshëm në disa zona që nga 13 maji.

Kapaciteti i prodhimit të vaksinave i Kinës po rritet gjithashtu shpejt, duke përmbushur kërkesën e brendshme për mbi 20 milionë doza në ditë.

Midis rasteve të fundit të konfirmuara në Kinë, disa u zbulua se ishin infektuar me variante që qarkullojnë në vende të tjera.

Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e Kinës tha se vaksinat kineze të COVID-19 gjithashtu janë efektive ndaj varianteve të zbuluara në vendet e tjera, sipas rezultateve paraprake të studimit.

Shao Yiming, kryeekspert në Qendrën e Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës, tha se, sapo vaksinat ekzistuese të bëhen joefektive kundër shtameve të reja të COVID-19, Kina mund të përshtasë dhe prodhojë me shpejtësi vaksinat e saj të inaktivuara, pasi i gjithë procesi i prodhimit nuk kërkon ndonjë ndryshim të madh. (Çang Çuo)