Më 23 maj, punonjësit e shpëtimit zhvilluan veprime për kërkimin e pjesëmarrësve në ultramaratonë./ foto nga "People Vision"

Më 23 maj, punonjësit e shpëtimit zhvilluan veprime për kërkimin e pjesëmarrësve në ultramaratonë./ foto nga "People Vision"

Puna e shpëtimit po i afrohet përfundimit në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore, ndërsa nga moti ekstrem 21 pjesëmarrës në një maratonë malore 100 km humbën jetën, njoftoi të dielën komanda vendore e shpëtimit.

Trupat e të 21 viktimave u transferuan nga vendi i incidentit deri në mesditën e së dielës, tha komanda e shpëtimit.

Ndër viktimat disa ishin vrapues të shquar kinezë të maratonës, përfshirë Linag Jing dhe Huang Guangjun.

Pamja nga ajri i pikës turistike Pylli i Gurëve pranë Lumit të Verdhë/ foto nga VCG

Pamja nga ajri i pikës turistike Pylli i Gurëve pranë Lumit të Verdhë/ foto nga VCG

Gjithsej 172 veta morën pjesë në këtë garë. 151 pjesëmarrës të tjerë u konfirmuan të sigurt, por tetë prej tyre pësuan lëndime jo të rënda dhe janë shtruar në spital.

Maratona nisi në mëngjesin e së shtunës në Pyllin e Gurëve pranë Lumit të Verdhë, një pikë turistike në kontenë Jingtai pranë qytetit Baiyin.

Në mesditën e së shtunës, breshëri, shiu i akullt dhe era e fortë goditën befasisht një pjesë me lartësi të madhe të rrugës së garës dhe pjesëmarrësit vuajtën nga ulja e madhe e temperaturës së ajrit, thanë zyrtarët vendorë në një konferencë shtypi në mëngjesin e së dielës.

Një grup shpëtimi u dërgua me kërkesën e disa pjesëmarrësve dhe gara u anulua pasditen e së shtunës, kur moti u përkeqësua. (Wang Lei/ Artan)

Pamja nga ajri i pikës turistike Pylli i Gurëve pranë Lumit të Verdhë/ foto nga VCG

Pamja nga ajri i pikës turistike Pylli i Gurëve pranë Lumit të Verdhë/ foto nga VCG