Më 24 maj, u zhvillua në Changsha të Kinës Jugore ceremonia lamtumirës për “babain e orizit hibrid” të Kinës, Yuan Longping. Prej ndarjes së tij nga jeta më 22 maj, shumë institucione ndërkombëtare, si OKB, dhe qeveritë e shumë vendeve dhe mediat ndërkombëtare kanë bërë homazhe, duke u shprehur:

“Studimet dhe kërkimet e tij në oriz kanë ushqyer botën”, “ai është heroi i vërtetë në ushqim”, “ai ka ndihmuar në sigurinë ushqimore për mijëra miliona njerëz”... këto vlerësime kanë vërtetuar kontributin e tij dhe ekipit të drejtuar nga ai për tërë botën me orizin hibrid.

Orizi hibrid në komunitetin ndërkombëtar vlerësohet si “risia e 5-të e madhe e Kinës”. Në vitet 1970, niveli i prodhimit i orizit hibrid ishte rreth 20% më i lartë se orizi i zakonshëm dhe ushqimet e shtuara mund të ushqejnë 70 milionë njerëz. Në fillim të viteve 1990, FAO ka caktuar si strategjinë e parë për zgjidhjen e mungesës ushqimore me përhapjen e orizit hibrid, duke ftuar Yuan Longping si këshilltar të parë. Gjatë dhjetëra viteve të kaluar, për vendet në zhvillim Yuan Longping ka trajnuar mbi 14 mijë talente në orizin hibrid.

Arritja e Yuan-it padyshim është suksesi i “projektit kinez” për zgjidhjen e mungesës ushqimore dhe për zhdukjen e varfërisë. Dhe këtë e vërteton më së miri përdorimi i sotëm i orizit hibrid në mbi 40 vende të botës. Praktikat e Yuan-it tregojnë se Kina jo vetëm arrin ta menaxhojë mirë kërkesën vendëse për ushqim, por ka mundësi të ndihmojë edhe popujt e tjerë të botës.

Në fakt, ka edhe histori të shumta kineze që po favorizojnë botën. Shkencëtarja mbi 90-vjeçare Tu Youyou ka fituar çmimin Nobel për trajtimin e malarias, duke shpëtuar miliona jetë në botë. Zhong Nanshan që është pothuajse 90 vjeç ka luftuar në frontin e parë të luftës kundër COVID-19, duke ndarë përvojat e Kinës me komunitetin ndërkombëtar...

Shkencëtarët kinezë me “projekte kineze”, po përpiqen të sigurojnë një qetësi për botën në fushën e shëndetësisë dhe të ushqimit. Kjo ka treguar edhe konceptin e dalluar të kulturës kineze. Me këtë, mund të kuptohet lehtësisht që Kina është “ndërtuesja e paqes botërore, kontribuuesja e zhvillimit global dhe mbrojtësja e rendit ndërkombëtar”. Ka qytetarë kinezë të panumërt që janë gati të japin kontribut për zhvillimin e botës.

Tani, edhe pse Yuan Longping është larguar, historitë e gjalla të kinezëve që kanë favorizuar botën kanë dhe do të vazhdojnë të dëshmojnë se Kina gjithmonë është një shans dhe një partnere e vendeve të botës. (Jiang Lei/Albana)