Vaksina e kompanisë kineze "Sinovac" (Foto: VCG)

Vaksina e kompanisë kineze "Sinovac" (Foto: VCG)

Agjencia e lajmeve "Reuters" njoftoi më 20 maj se Shao Yiming, studiues në Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës, u shpreh po atë ditë në një konferencë shtypi se ndërmarrjet dhe institutet përkatëse kineze kanë zhvilluar studime për variantet e koronavirusit të lindura në Indi. Sipas rezultateve fillestare të studimit, vaksinat e tanishme kineze mund të trajtojnë këto variante dhe të formojnë një nivel të caktuar mbrojtjeje kundër tyre. (Çang Çuo)