Foto nga VCG

Të martën, duke folur për kërkesën e vendeve në zhvillim për përjashtimin e të drejtave të pronësisë intelektuale të vaksinave të COVID-19, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh në konferencën e shtypit se tani detyra më parësore është që vendet e zhvilluara të heqin menjëherë kufizimet e eksportit të vaksinave duke shtuar furnizimin për të plotësuar sa më parë kërkesat e vendeve në zhvillim për vaksinat.

Të hënën, Kina ka shpallur përjashtimin e të drejtave të pronësisë intelektuale të vaksinave të COVID-19. Zhao Lijian u shpreh se tani problemi thelbësor është që si të marrin vaksina vendet në zhvillim në kohë dhe në mënyrë të barabartë.

"Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar disa herë vendeve të zhvilluara të ndalojnë blerjen përtej nevojat dhe të heqin kufizimet e eksportit të vaksinave për të shmangur mundësitë e reja të përhapjes dhe të mutacionit të virusit. Por ne pamë se vendet e zhvilluara perëndimore veçanërisht ShBA-ja, ka blerë rreth 2.6 miliardë doza vaksinash, të cilat zënë 1/4 të vaksinave globale dhe janë shumë përtej nevojave të veta," tha zëdhënësi Zhao.

Zhao vuri në dukje se Kina po përmbush premtimin e bërë për shndërrimin e vaksinave në "produkt publik global", nën gjendjen e popullsisë së madhe dhe të furnizimit të ngushtë të vaksinave, Kina po jep kontributin e vet për sigurimin e marrjes në mënyrë të barabartë të vaksinave nga vendet në zhvillim. (Fani/Albana)