Foto nga VCG

Moduli kryesor i stacionit hapësinor të Kinës ka hyrë me sukses në orbitën e tij të planifikuar të takimit.

“Tianhe” u dërgua në hapësirë muajin e kaluar, duke filluar një seri misionesh kryesore që synojnë të përfundojnë ndërtimin e stacionit deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, përgatitja për nisjen e anijes kozmike kineze të mallrave “Tianzhou-2” po zhvillohet plotësisht.

Ky është një tjetër mision i planifikuar për projektin e stacionit hapësinor të Kinës që përfshin nisjen e modulit thelbësor dhe dy kapsulave laboratorike, katër fluturime të anijeve të mallrave dhe katër misione hapësinore me njerëz. (Albana)