Foto nga VCG

Më 14 maj, anëtari I Parlamentit Europian Mick Wallace shkroi në Twitter për marrëdhëniet BE-Kinë se në kontaktet me Kinën, BE-ja duhet të bëjë gjëra në favor të Europës, jo në favor të ShBA-së. Tani politikës europiane ndaj Kinës i mungojnë pavarësia, forca dhe udhëheqja, kjo është një gjë e trishtë.

Vlen të përmendet se kjo është hera e dytë brenda dy javëve të fundit që Wallace i bën thirrje BE-së për mbajtjen e pavarësisë në marrëdhëniet me Kinën. Në fjalimin e tij të mbajtur javën e kaluar në Parlamentin Europian, Mick Wallace vuri në dukje se Kina ka realizuar me sukses planin më të madh të shkëputjes nga varfëria në historinë e njerëzimit, por numri i të pastrehëve në Perëndim ka shënuar një rekord të ri.

“Në 40 vjetët e kaluar, Kina nuk ka bombarduar asnjeri, nuk ka ushtruar sanksione ndaj asnjë vendi, pse BE-ja e lejon ShBA-në ta zvarritë veten në ballafaqimin me Kinën?”

Zëri racional i Mick Wallaces-it është i rrallë në Parlamentin Europian. Sipas njoftimeve të gazetës britanike “The Sunday Times”, Mick Wallace ka mbrojtur disa herë Rusinë dhe Kinën në Parlamentin Europian. (Fani/Albana)