Foto nga VCG

Të hënën, kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij italian Mario Draghi zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës,kryeministri Li tha se që nga viti i kaluar, Kina dhe Italia kanë zhvilluar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë duke pasur rezultate të dukshme. Kina është e gatshme të nxisë bashkëpunimin dypalësh në fushën e tregtisë, të investimeve, të energjisë, të ndryshimit të klimës etj., dhe do të forcojë bashkëpunimin dypalësh nën kornizën e G20-s.

Duke folur për marrëdhëniet Kinë-BE, Li Keqiang vuri në dukje se Kina u kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me BE-në. Një BE e bashkuar dhe e lulëzuar është forca e rëndësishme për mbrojtjen e paqes botërore, për përkrahjen e multilateralizmit dhe për nxitjen e tregtisë së lirë. Kina shpreson se dy palët do të nxitin bashkëpunimin konkret me një qëndrim të hapur duke zgjidur mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut e konsultimeve dhe në bazë të respektit të ndërsjellë. Bashkëpunimi Kinë-BE do të jetë në favor të rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, dy palët duhet të punojnë së bashku për të nxitur nënshkrimin sa më parë të marrëveshjes së investimeve Kinë-Europë.

Nga ana e tij, Mario Draghi tha se Italia u kushton shumë rëndësi marrëdhënieve të partneritetit strategjik me Kinën dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë, të aviacionit, të tregtisë, të investimeve etj. Marrëveshja e investimeve Kinë-Europë është konsensusi i rëndësishëm i arritur nga dy palët dhe pala italiane e përkrah vazhdimin e procesit pasues nëpërmjet dialogut. (Fani/Albana)