foto nga CGTN

Një semafor kthehet në dritë të kuqe pranë hyrjes së selisë së Organizatës Botërore të Tregtisë, Gjenevë, Zvicër, 27 nëntor 2021. /CFP

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) tha të martën se barometri i saj global i mallrave ishte i qëndrueshëm, duke treguar për amulli në rritjen e tregtisë globale pas një ngadalësimi të shkaktuar nga COVID-19.
Sipas këtij institucioni me bazë në Gjenevë, barometri i tij i tregtisë së mallrave ka mbetur i qëndrueshëm në 100 pikë. Shifra u ul nga konflikti Rusi-Ukrainë, por pati përsëri rritje nga lehtësimi i fundit i gjendjes pandemike në Kinë.
OBT-ja tha se rritja e tregtisë globale u ngadalësua në 3.2 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, nga 5.7 për qind në tremujorin e fundit të vjetshëm, përgjithësisht në përputhje me parashikimet.
Pasiguria për të ardhmen është rritur për shkak të vazhdimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, shtimit të presioneve inflacioniste dhe rritjes së mëtejshme të normave të interesit që priten në vendet më të pasura, tha OBT-ja.
Sipas saj, barometri global i mallrave është në përputhje me parashikimin më të fundit për tregtinë në prill, për një rritje prej 3 për qind në vëllimin e tregtisë botërore të mallrave sivjet. Një parashikim i rishikuar do të publikohet në fillim të tetorit.