Foto: VCG
Radio Publike Kombëtare (NPR) raportoi të shtunën se, sipas një sondazhi të fundit të kryer prej saj dhe disa institucioneve akademike, 69 % e banorëve aborigjenë në ShBA po përballen me trysni të rëndë financiare për shkak të ndikimit të inflacionit të lartë. Kjo është shifra më e lartë ndër të gjitha grupet etnike në ShBA.
Përveç kësaj, 58 % e familjeve aborigjene nuk kanë kursimet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet familjare për të paktën një muaj. Gati 40 % e banorëve aborigjenë nuk kanë aftësinë për të paguar për ushqimin dhe vuajnë nga pamjaftueshmëria e ushqimit, ndërsa në grupin e të bardhëve kjo shifër është 21 %.
Ky sondazh, i kryer nga maji deri në qershor të këtij viti, përfshin më shumë se 4000 të rritur nga pesë grupe etnike në ShBA. Sipas regjistrimit të popullsisë në ShBA, gati 27 % e banorëve aborigjenë janë të varfër, shumë më tepër se mesatarja prej 15 % e popullsisë amerikane që jeton në skamje.