Foto:VCG

Foto:VCG

Forcat amerikane dërguan 137 cisterna të ngarkuara me naftë nga fushat e naftës në Sirinë verilindore në bazat e saj në Irak të dielën, dërgesa e fundit e naftës së vjedhur siriane për t'u dorëzuar në bazat amerikane në Irak, njoftoi agjencia e lajmeve SANA, citon Xinhua.

Ngarkesa e fundit u dërgua në dy grupe nga fushat e naftës në provincën verilindore të Hasakah në agimin e së dielës me ndihmën e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, tha SANA.

Me dërgesën e fundit, SHBA-ja ka marrë gjithsej 535 cisterna me naftë siriane të vjedhur që nga 11 gushti. Qeveria siriane ka akuzuar SHBA-në për vjedhje të burimeve natyrore në Siri, si nafta, gazi dhe gruri.

Më 8 gusht, Ministria Siriane e Naftës tha në një deklaratë se SHBA-të dhe mercenarët e saj po vjedhin mesatarisht 66,000 fuçi naftë në ditë në Siri, rreth 80 për qind e prodhimit të naftës në Siri.

Sipas deklaratës, kriza e zgjatur i ka kushtuar industrisë së naftës të Sirisë humbje direkte dhe indirekte prej 105 miliardë dollarësh. (Fatosi)